E njohu në Facebook,indoneziani pas dy ditësh zbulon të vërtetën e hidhur për nusen

schedule17:39 - 18 Qershor, 2020

schedule 17:39 - 18 Qershor, 2020

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indonezi ku një çift është ndarë vetëm dy ditë pas dasmës. Indoneziani i identifikuar si Muhamed 31-vjeç, kishte rreth një muaj që ishte njohur në Facebook me ish-partneren e tij Mita, e cila në të vërtetë ishte mashkull.

Dyshja shumë shpejt nisi takimet e tyre dhe Muhamed ra menjëherë në dashuri me të, duke e përshkruar si një grua të bukur dhe të këndshme. Pas disa takimeve ai i propozoi asaj për martesë dhe ‘ajo’ pranoi menjëherë.

31-vjeçari njoftoi familjen në lidhje me planet e tij për t’u martuar me Mitan. Siç e kërkon tradita indoneziane, prindërit vizituan shtëpitë e familjeve respektive dhe ranë dakord që të kurorëzonin këtë martesë. Dita e dasmës erdhi dhe në të ishin të ftuar shumë persona.

Ndërkohë në natën e parë të martesës Mita kishte refuzuar që të bënte marrëdhënie seksuale, por pas refuzimeve Muhamed filloi të dyshonte dhe zbuloi se gruaja me të cilën ishte martuar, në të vërtetë ishte një burrë. /abcnews.al