Kryesocialisti Rama në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, është ndalur pasditen e sotme në Dibër në një takim me gratë dhe vajzat socialiste. Rama tha se e kanë nisur nga humnera dhe sot Shqipëria është në majë. Ndërkohë më tej, Rama tha se vendi ynë është zbulim për turizmin dhe këte vit priten më shumë vizitorë në Dibër.
“Ne jemi nisur nga humnera kur Shqipërinë nuk e llogariste njeri, por nga ana tjetër nuk e dinë si funksionon BE. Nëse do ishte cështja që ne nuk e bëjmë në tre mandate se është faji ynë. Po Mali i Zi që i ka hapur negocitata një vit para se ne të merrnim mandatin e parë, sot jemi të dyja te dera e BE.
Maqedonia ende nuk i ka hapur negocitata, ne i kemi hapur vjet dhe na kanë thënë për tre vjet nëse i bëni të gjitha, ne i mbyllim. Nga një anë ne kemi bërë detyrat tona dhe e kemi ngritur Shqipërinë në një majë ku të gjithë mund të shohin dhe ta respektojmë. E kemi bërë Shqipërinë një vend që sot është zbulim për turizmin, 12 milionë vjet dhe prisni sa do keni në Dibër këtë vit.”
Më tej, Rama u ndal tek ‘dibrani i drejtësisë’ Altin Dumani për të cilin u shpreh se drejtësisë i dorëzuan shpatën e ndëshkimit për këdo që dikur ishte i pandëshkueshëm.
“Kemi bërë reformën në drejtësi se ju dhe drejtuesin e SPAK e keni këtë. Dumani meqë është i zonës ka qenë prokuror shumë vite dhe po ky ka qenë nga Dibra, i ndershëm, i zoti, i papërzier me asgjë tjetër por e kishit dëgjuar ndonjëherë të merrte dikë në pyetje.
Si u bë kaq i fortë Dumani, Dumani u bë i fortë se bëmë atë që s’ bëri asnjë forcë që ka drejtuar në këtë vend. Ne i dorëzuam drejtësisë shpatën e ndëshkimit që i takon drejtësisë. Nëse sot ju të gjithë po shohin se mund të ketë barazi para ligjit në Shqipëri këtë e bëri vetëm PS.”

