Një tragjedi ka ndodhur në provincën e Salernos, në zonën e Montesanit në Vallo della Lucani, pasi një gjuetar vrau shokun e tij pasi e ngatërroi atë me një derr të egër.
Viktimë e këtij aksidenti ka qenë ish-nënkryetari i Bashkisë së Castelnuovo Cilento, Giuseppe Lambiase, 70 vjeç.
Siaps asaj që shkruajnë mediat italiane ish-nënkryetari i Bashkisë kishte dalë për gjah me një mikun e tij, dhe në një moment ky i fundit e qëllon gabimisht pasi e ngatërroi me një derr të egër.
Pavarësisht dërgimit të tij me urgjencë në spital dhe ndihmën e mjekëve, 70—vjeçari nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
/Abcnews.al/