E ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn ka pritur një delegacion të grave nga policia shqiptare, të cilat do të nisen në Chikago, ku do të mabhet Konferenca Ndërkombëtare e Grave në Polici 2024.
Ambasada amerikane ka zbardhur diskutimet, ku u theksua roli thelbësor i grave drejtuese në shërbimin publik dhe ndikimin e tyre pozitiv në sektorin e drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit në vend.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn priti një delegacion frymëzues të grave nga policia shqiptare që teksa niseshin në konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Grave në Polici 2024 në Çikago. Znj. VanHorn dhe Zëvendës Shefja e Misionit në detyrë Kathryn Hammond theksuan rolin thelbësor të grave drejtuese në shërbimin publik dhe ndikimin e tyre pozitiv në sektorin e drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit në Shqipëri. Delegacioni i përbashkët amerikano-shqiptar përfshin përfaqësues nga Policia e Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Byroja Kombëtare e Hetimit, Shërbimi Diplomatik i Sigurisë së SHBA dhe Departamenti i Drejtësisë – ICITAP.”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA./abcnews.al