E ndërtojnë amerikanët/ Berisha kundër Skavicës: Është mbytja e Dibrës

schedule15:05 - 5 Maj, 2023

schedule 15:05 - 5 Maj, 2023

Nuk ndodh që të shkojë në Dibër dhe të mos flas për hidrocentralin e Skavicës. Dhe këtë të premte, Berisha në Dibër bëri fushatë kundër Edi Ramës, me projektin e hidrocentralit të 4 mbi kaskadën e Drinit.

“Sot Dibra është para alternativës të jetë, apo të mos jetë. Sot një pushtues i vërtetë. Një armik i egër i Dibrës, e ka vendosur Dibrën para alternativës: të shuarjes, apo të ekzistencës së saj”

Kundërshtia kryesore e Berishës është përmbytja që mund të shkaktojë ndërtimii i këtij hidocentrali.

“Hidrocentrali i Skavicës është mbytja e Dibrës. Është mbytja e pjesës së saj më pjellore. Është mbytja e pjesës së saj më historike. Është mbytja e së shkuarsës, së sotmes dhe të ardhmes së Dibrës”

Si cdo herë, u kërkoi dibranëve ti bashkohen në kundërshtimin për projektin, por ndryshe nga herët e tjera, duke u afruar kandidatin e tij për këtë bashki, Ismail Ukën si zgjidhje.

“Dibra nuk zhduket. Ajo është monumenti njerëzor më madhështor që ekziston”

Njëherërsh dhe një thirrje.

“Ta doni Dibrën sa e do Sali Berisha. Detyra është ta doni më shumë, por të paktën ta doni sa e dua unë. Dhe po ta doni sa e dua unë Dibrën, nuk guxon kush kurrë të mbysë Dibrën”

Sot kërkon që dibranët ta duan qytetin e tyre po aq sa ai dhe të mos lejojnë të përmbytet Dibra. Por mendonte ndryshe kur vetë ishte në pushtet dhe ishte ai që inicioi projektin e skavicës. Në 2008 të dhënat zyrtare të bëra publike tregojnë se KESH pagoi 350 mijë euro për projektin, jo ai aktual, po një tjetër që kishte potencial për të përmbytur toka gati dy herë më shumë. Atëherë kishte dhe një ndryshim që e shpjegon kundërshtimin e tij, hidrocentrali do ndërtohej jo nga amerikanët por francezët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!