E ndaluan për COVID-19, shqiptarit i gjejnë 5 kg kokainë, si e “çmontuan” me një pyetje

schedule22:23 - 20 Janar, 2021

schedule 22:23 - 20 Janar, 2021

Një shqiptar është arrestuar dje në Bergamo me 5 kg kokainë. Policia italiane e ndaloi 35-vjeçarin shqiptar për ta pyetur mbi arsyet e lëvizjes nisur nga masat anti-covid, por nervozizmi e tradhtoi shoferin e furgonit bosh.

Policët e pyetën se cfarë donte me furgonin bosh në Bergamo ndërsa banonte në Lecco? Shqiptari humbi qetësinë duke shtyrë policët të nisnin kontrollin nga ku zbuluan kokainën.

Droga ishte e ndarë në 5 pako me mbishkrimin “Lambo” dhe e fshehur mes ndarjes së ngarkesës dhe kabinës së shoferit./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!