“Topçinjtë” e Arsenal arritën të mundin në “Emirates Stadium”, “qytetarët” e Manchester City, me rezultatin minimal, 1 me 0, në përballjen e fundit të vlefshme për kampionatin anglez të futbollit, Premier League, ku arritën të “thyenin” skuadrën e drejtuar nga tekniku Pep Guardiola, për herë të parë pas 8 vitesh në “shtëpinë” e tyre.
Të gjithë ishin të lumtur pas fitores së “topçinjve”, teksa me përfundimin e sfidës, Arteta vijoi të komunikonte dhe me ish-“bashkëpunëtorin” e tij, teknikun Pep Guardiola, me ëtët fundit që i konideron “topçinjtë” si një ekip të mrekullueshem
“Po, fola me të pas ndeshjes. Është gjithmonë kështu, është shumë e tensionuar, është shumë emocionale. Shumëçka ndodh në atë moment, por pas kësaj, marrëdhënia mbetet e paprekur.
Kam humbur shumë më tepër se sa kam fituar kundër tij, por, të them të drejtën, në dy ndeshjet e fundit kur fituam “Community Shield” dhe tani në kampionat”, u shpreh “numri i” i pankinës së “londinezëve” të Arsenal. /i.m /abcnews.al