E motra shtatzënë e vetmja e mbijetuar nga aksidenti me 5 viktima, flet e reja: Zoti është i madh

schedule19:09 - 26 Gusht, 2021

schedule 19:09 - 26 Gusht, 2021

Nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e së enjtes në Qafë-Muzinë pati fatin që të mbijetonte vetëm një vajzë e re.  Vajza është shtatzënë dhe mesa duket ka marrë lëndime por është jashtë rrezikut për jetën.

Në një deklaratë për mediat, motra e saj e ka cilësuar si një fat të madh faktin që ajo mundi të mbijetonte. Ndërsa i dridhet zëri, ajo thotë se e motra është mirë dhe se ka thyer krahun, është e tronditur dhe qan.

“Ishte shumë e tronditur, qante. Tha që ishte mirë. Ka thyer krahun. Kam pasur një komunikim një minutësh. Nuk ka fat më të madh. Po vinte tek unë, se ishim në Sarandë. Edhe më tha që kishte një parandjenjë të keqe. Zoti është i madh, nuk e di.”

Lexo edhe: EMRAT/ Identifikohen tre nga viktimat e aksidentit tragjik në Qafë-Muzinë

Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shoferi dhe katër pasagjerë që udhëtonin në një furgon pasi ky i fundit u përplas me një fuoristradë që drejtohej nga 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!