KORÇË- Një 70-vjeçare u gjet pa shenja jete në banesën e saj në lagjen numër 17 të qytetit të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, e moshuara jetonte e vetme dhe prej disa ditësh nuk ishte parë nga fqinjët.
Policia pasi bëri hapjen e banesës, konstatoi trupin e pajetë të 70 vjeçares Bajame Metalihu. Nga kqyrja e jashtme, thonë burime zyrtare të policisë, nuk kishte shenja jete, ndërkohë që fjalën e fundit për kohën dhe shkakun e vdekjes do e japë mjekësia ligjore.
Fqinja e viktimës sqaron se 70 vjeçarja prej disa vitesh jetonte e vetme, pasi bashkeshorti i kishte vdekur, ndersa djali i vetëm vuan dënimin për një vepër penale në burg.
Në qytetin e Korçës janë shtuar rastet ku persona të mopshës së tretë gjenden të vdekur në banesë.


