E moshuara nga Tirana u nis të blinte bukë, por u përball me dy “pitbullë”: U arrestua nga policia, i zoti i qenve çudit me dëshminë

schedule10:01 - 13 Prill, 2022

schedule 10:01 - 13 Prill, 2022

Foto ilustruese

Një e moshuar përfundoi në spital pasi u sulmua nga dy qen të racës pitbull mesditën e së martës në Tiranë. Ndërkohë, detaje të reja janë mësuar mbi këtë ngjarje, ndërsa është zbardhur edhe dëshmia e të zotit të qenve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. F., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Braktisja e kafshës së shoqërimit”, pasi ky shtetas ka braktisur dy qentë e tij (Pitbull), të cilët më pas kanë sulmuar shtetasen S. Gj., 66 vjeçe, e cila është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, raportoi dje policia.

66-vjeçari, i zoti i qenve, ka treguar habi në lidhje me ngjarjen pasi ka pretenduar se dy qentë ishin të izoluar në shtëpi, por Policia ka treguar se ka marrë me dhjetëra herë telefonata nga banorët e atij pallati në lidhje me kërcënimin që iu vinte nga qentë që mbaheshin në katin e parë. Sipas të dhënave të Policisë mësohet se gruaja ka dalë në orën e drekës të blejë bukën te një furrë në lagje.

Ajo sapo ka zbritur shkallët e katit të parë dhe ka tentuar të kalojë në oborrin e pallatit i janë vërsulur dy qentë që ajo i ka njohur mirë se i përkasin fqinjit të saj. Ka ulëritur me të madhe nga frika dhe nevoja për ndihmë e për pasojë ka pasur fatin që ka pasur njerëz në rreth e rrotull, të cilët i kanë dhënë ndihmën e nevojshme.

Dy qentë e kanë lëshuar menjëherë të moshuarën por ndërkohë ajo kishte marrë plagë në të dy këmbët. Banorët e tmerruar e kanë nisur menjëherë në drejtim të Spitalit Ushtarak gruan dhe për fat ka mundur të shmangë gjakderdhjen prej plagëve të marra.

Sipas të dhënave të Policisë, saktësohet se burri i vënë në pranga, i cili është edhe i zoti i dy qenve ka kohë që është paralajmëruar nga policia që të merrte masa për izolimin e pitbullëve, që jo pak herë kanë qenë shqetësim.

Gruaja i ka thënë Policisë se kishte kohë që ishin të frikësuar prej tyre dhe tashmë ndodhi, ndërsa i zoti i tyre ka treguar se nuk e di se si janë hapur dyert dhe se kush i ka hapur që dy qentë kanë dalë përjashta.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!