E moshuara nga Kruja në gjendje të rënduar shëndetësore ende në çadër, i biri bën apel për ndihmë

schedule18:30 - 29 Prill, 2020

schedule 18:30 - 29 Prill, 2020

Kjo është 73 vjeçarja Xhume Hoxha nga Kruja. Lëkundjet e tokës në 26 nëntor, ia shemben shtëpinë. Prej asaj nate e deri sot ajo bashkë me familjen jetojnë në çadër, pasi nuk paguajnë dot qira banese për strehim.

Në 5 muaj, kushtet e strehimit janë të njëjta ndërsa shëndeti i Xhumës jo. Ai sa vjen e rëndohet, prej kësaj mënyrë jetese, të papërballueshme nga një e moshuar.

Në 20 shkurt ajo i kërkoi ndihmë kryeministrit që ta pajiste me një kontejner.

“I dërgoj këtë mesazh Edi Ramës dhe i lutem që të ndihmojë të varfrit. Të na sjellë një kontejner”, u shpreh ajo.

Për këtë thirrje ajo nuk mori përgjigje asnjëherë. Ndërsa jashtë bie shi e moshuara rënkon në shtrat. Djali i saj bën apel për ndihmë.

“Gjendja ime është shumë e keqe me jetesën në çadër, i bëj thirrje shtetit të na ndihmojë. Më keq nuk ka ku të shkojë më”, u shpreh ai.

Në këtë çadër jetojnë 6 persona nëna Xhume me familjen e djalit i cili ka dhe 3 fëmijë të mitur. Përveç strehës atyre u mungon dhe ushqimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!