E moshuara e shtruar në spital në Tiranë çon koronavirusin në Mat, pozitivë 6 persona

schedule10:35 - 29 Maj, 2020

schedule 10:35 - 29 Maj, 2020

Mati është futur sërish në zonat e prekura nga Covid-19. Ditën e sotme kanë rezultuar pozitivë 6 raste të reja në Njësinë Administrative Rukaj në Bashkinë e Matit.

Burime  për Abc News bëjnë me dije se këta persona janë kontakt i të moshuarës që ndodhej në spital në Tiranë, e cila rezultoi pozitive 2 ditë më parë.

LEXO EDHE: Lushnja rikthehet në hartën COVID, katër të infektuar brenda ditës

Nisur nga kjo, janë marrë ditën e djeshme 10 tamponë për analiza nga të cilat 6 kanë rezultuar pozitive. Të gjitha rastet janë pa shenja klinike dhe kanë marrë udhëzimet e nevojshme nga personeli shëndetësor.

Po ashtu, vazhdon hetimi epidemiologjik duke gjurmuar kontaktet e dy familjeve që janë infektuar me Covid-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!