E mori përpara një kamion, humb jetën vogëlushja 7-vjeçare në Greqi

schedule16:47 - 8 Korrik, 2021

schedule 16:47 - 8 Korrik, 2021

Një shtatëvjeçare në Greqi ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pasi u shtyp nga një kamion. Sipas raportimeve të mediave në vend, vajza ishte duke ecur bashkë me kushërirën e saj 12-vjeçare në momentin kur kamioni i mori përpara.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45, në kryqëzimin e rrugëve Grigoriou Lambraki dhe Koutaisi në Nikaia. Drejtuesi i kamionit është arrestuar dhe po merret në pyetje. Vajzat ishin të shoqëruara nga një grua dhe ishin duke tentuar të kalonin kryeqëzimin në momentin që ndodhi aksidenti.

Sipas dëshmive, kur ato po kalonin semafori u bë jeshil për automjetet dhe ato nxituan që të arrinin trotuarin. Por kamioni ishte nisur me shpejtësi dhe i mori jetën në vend shtatëvjeçares, kur 12-vjeçarja mbeti e plagosur dhe po merr kujdes mjekësor në spital.

Ambulanca arriti në vendin e ngjarjes brenda shtatë minutash.

“Ne po i bërtisnim shoferit që të ndalonte. Kur semafori u bë i gjelbër, ai u nis, shtypi vajzën e vogël duke i marrë jetën në vend. Edhe vajza tjetër u plagos,” tha një dëshmitar për mediat.

I ati i vajzës është shprehur me lot në sy se organet e vogëlushes do t’i dhurojë për fëmijët e tjerë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!