Dita e sotme ishte shumë e vështirë për portierin e Lazios, Federico Marchetti. Ish-gardiani i Lazios shkoi me Ferrarin e tij F812 Superfast në stërvitje dhe teksa ushtrohej kishte udhëzuar një lavazhier të merrte makinën dhe ta lante.
Ky i fundit i “bëri gjëmën”. Lavazhieri nuk u tregua i kujdesshëm e u intrigua nga fuqia e “bishës” italiane dhe i dha aq shpejt, sa humbi kontrollin dhe e përplasi me makinat e parkuara dhe barrierat rrethuese të rrugës.
Makina me vlerë mbi 300 mijë dollarë pësoi dëmtime të shumta kryesisht në pjesën e përparme, por fatmirësisht djali që e ngiste nuk pësoi asnjë dëmtim, por tani do duhet të përballet me një borxh të madh financiar. /abcnews.al