Pepi Gorgiev nuk do të jetë pjesë e Teutës në vazhdim. Durrsakët kanë ndërprerë kontratën me sulmuesin, sikurse raporton sportmedia.mk.
Futbollisti nga Maqedonia e Veriut kishte spikatur me Sileks, duke shënuar 15 gola, dhe “Djemtë e detit” i varën shpresat tek ai për golat.
Gorgiev shënoi katër gola me Teutën, që nuk është bindur plotësisht nga ai dhe ka vendosur të ndajnë rrugët pas 6 muajsh. / abcnews.al

