“E mora vesh se nuk do luaja kurrë me Mourinhon, si të stërvitesha më pas?”

schedule21:33 - 8 Shkurt, 2020

schedule 21:33 - 8 Shkurt, 2020

Danny Rose u largua në merkaton e janarit nga Tottenham dhe u transferua tek ekipi i Newcastle. Mbrojtësi i majtë pati një debat me Jose Mourinhon dhe një gjë e tillë përkthehet largim nga skuadra.

29-vjeçari ka lëshuar akuza ndaj trajnerit portugez në një deklaratë për BBC Radio 5 live, aty ku tregon se e mori vesh shumë shpejt faktin e trishtë që nuk do zbriste më në fushë për Spurs.

Personalisht do të doja të kisha luajtur për Mourinhon, por nuk funksionoi. E mora vesh një muaj pasi erdhi te Tottenham se nuk do të luaja kurrë me të. Ishte e vështirë të stërviteshe duke ditur që nuk do zbrisje kurrë në fushë.

Mendoj se nuk pata të njëjtën mundësi që patën lojtarët e tjerë. Më vjen keq, por e respektoj punën e tij dhe atë që po bën“, deklaron mbrojtësi i majtë anglez. /abcnews.al