E mitura u largua nga banesa, babai bën kallëzim në policinë e Tiranës

schedule15:39 - 22 Mars, 2025

schedule 15:39 - 22 Mars, 2025

Një 42-vjeçar ka bërë një kallëzim në policinë e Tiranës, pasi vajza e tij i është larguar nga banesa. Pas largimit nga banesa nuk kanë pasur asnjë kontakt me 15-vjeçaren. Ndërkohë autoritetet po punojnë për gjetjen e të miturës.

“Shtetasi 42 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij e mitur 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!