Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E mitura tenton vetëvrasjen/ Korçë, procedohet nëna, dhunoi 13 vjeçaren që i bullizonte të bijën

schedule15:19 - 5 Tetor, 2025

schedule 15:19 - 5 Tetor, 2025

Një 13 vjeçare nga Korça është hedhur nga ballkoni i katit të tretë  të  pallatit ku banonte pasditen e të shtunës.

E mitura ka pësuar dëmtime të shumta në trup, ku pas mjekimit në spitalin e Korçës, u transportuar në Tiranë për mjekim më të specializuar, dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Një ditë më pas Policia e Korçës njofton se është vënë në hetim nëna e 13 vjeçares që tentoi vetëvrasjen, pasi mësohet se ka ofenduar dhe goditur një 13-vjeçare, e cila dyshohet se i bullizoi të bijën.

Policia po punon për të zbardhur ngjarjen, ndërkohë mamaja e 13 vjeçares jashtë kameras tha se ka katër  fëmijë të cilët i bullizohen.  Ajo tregon se dy ditë me parë e bija 13 vjeçe  është goditur  nga një  vajzë  e cila  ka tentuar ta dhunojë dhe pak momente para ngjarjes.

E ëma thotë se ka ndërhyrë për ti ndarë  dhe  goditjen e ka marrë ajo.  Për ngjarjen  mamaja e 13 vjeçares tregon se është thirrur në polici. Sipas të ëmës  moshatarët në lagje  për këtë fakt  kanë filluar ta tallin të bijën. Pikërisht në momentin që ajo është larguar nga banesa  e bija është hedhur nga  ballkoni.  Familja ka ardhur nga Kolonja në Korçë dhe  kryefamiljari  ndodhet në burg për dhunë në familje.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!