KORÇË- Një 13-vjeçare nga Korça është hedhur nga ballkoni i katit të tretë të pallatit ku banonte pasditen e të shtunës.
E mitura ka pësuar dëmtime të shumta në trup.
Aktualisht po merr mjekim në spital dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për të zbardhur ngjarjen ndërkohë mamaja e 13-vjeçares jashtë kamerave thotë se ka katër fëmijë të cilët i bullizohen.
Ajo tregon se dy ditë me parë e bija 13 vjeçe është goditur nga një vajzë e cila ka tentuar ta dhunojë dhe pak momente para ngjarjes.
E ëma thotë se ka ndërhyrë për ti ndarë dhe goditjen e ka marrë ajo.
Për ngjarjen mamaja e 13-vjeçares tregon se është thirrur në polici. Sipas të ëmës moshatarët në lagje për këtë fakt kanë filluar ta tallin të bijën.
Pikërisht në momentin që ajo është larguar nga banesa e bija është hedhur nga ballkoni.
Familja ka ardhur nga Kolonja në Korçë dhe kryefamiljari ndodhet në burg për dhunë në familje/abcnews.al


