Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E mitura shqiptare dhunohet brutalisht nga e ëma dhe aborton, arrestohet 35-vjeçarja në Greqi

schedule16:41 - 28 Nëntor, 2025

schedule 16:41 - 28 Nëntor, 2025

Një ngjarje e rëndë me bazë dhunën në një familje shqiptare, është shënuar në Menidhi, Greqi, ku e mitura ka denoncuar të ëmën. E mitura, e moshës 14-vjeç, është dhunuar brutalisht nga prindi i saj, 35 vjeç, pas një konflikti mes tyre sepse vajza ishte shtatzënë.

Për shkak të dhunës së ushtruar, e mitura pësoi abort spontan, duke u paraqitur në komisariat me fetusin në një qese, raporton Protothema.

Nëna 35-vjeçare është arrestuar pas denoncimit të bërë nga e mitura, ndërsa vajza ndodhet në Departamentin e posaçëm për Fëmijët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!