“E miratoi qeveria e Ramës”, mediat greke: Shqipëria na provokon për Çamërinë

schedule08:48 - 22 Qershor, 2022

schedule 08:48 - 22 Qershor, 2022

Teksa në Kuvendin e Shqipërisë u mbajt një event në kuadër të “Javës Çame”, mediat greke nuk e kanë pritur mirë, madje e kanë cilësuar si një provokim të jashtëzakonshëm.

“Provokim i jashtëzakonshëm ndaj Greqisë, brenda Kuvendit të Shqipërisë”, shkruan “Protothema” referuar referuar ditës së hapur të mbajtur në Parlament nga PDIU për “Javën Çamë”.

“Pasditen e së hënës u zhvillua një aktivitet kushtuar kujtimit të viktimave të “gjenocidit” të Tsamurias nga grekët. Aktiviteti u organizua nga partia ekstremiste dhe antigreke PDIU, e cila pretendon se përfaqëson qytetarët shqiptarë me origjinë çame, e cila promovon sistematikisht axhendën e Ankarasë në vend. Bashkëorganizatorë ishin fondacioni “Çamëria” Hasan Tahsini dhe shoqata çlirimtare “Çamëria””, thuhet në këtë shkrim.

Mes të tjerash shkruhet se  ngjarja provokuese ka ndodhur me tolerancën e kryesisë së parlamentit dhe qeverisë Rama, “e cila herë pas here ‘përkëdhel’ veshët e nacionalistëve për arsye votimi”.

“Në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë thuhet në mënyrë provokative: Sot, 78-vjetori i gjenocidit të shqiptarëve të Çamërisë nga grekët, 27 qershori u njoh nga parlamenti në vitin 1994 si ditë gjenocidi dhe kujtimi, në prani të çamëve, patriotë, veprimtarë e të tjerë, me një demonstratë në parlament ku u theksua zgjidhja e çështjes së Çamëve. Përpara një pankarte ku shkruhej ‘78 vjet gjenocid’, fëmijë të vegjël dhe të rinj recituan poezi çlirimtare për atdheun e ‘skllavëruar’. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Athina , për atë që në mënyrë provokative mori pjesë në Kuvendin e Shqipërisë”, shkruan “Protothema”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!