Iker Casillas e mbyll me futbollin, Rikthimi i tij, pas problemeve shëndetësore, nuk zgjati shumë. Në prill ai luajti ndeshjet e fundit dhe tani të gjithë mund t’i thonë ish-portieri. Spanjolli, i cili ka fituar gjithçka si lojtar me Real Madrid dhe Spanjën, sot i ka dhënë fund.
Një letër e gjatë e publikuar prej tij në rrjetet sociale, ndërkohë që mbishkrimi thotë: “Gjëja më e rëndësishme është rruga që ju merrni dhe njerëzit që ju shoqërojnë, jo destinacioni që kërkoni, sepse me punë dhe përpjekje vjen.
Mund të them pa hezitim se ka qenë rruga dhe destinacioni i ëndrrave”. Real Madrid dhe Porto janë skuadrat e vetme për të cilat Casillas ka luajtur, ndërkohë që në Spanjë klubi madrilen menjëherë ka dalë me një komunikatë dhe e vlerëson spanjollin.
Lo importante es el camino que recorres y la gente que te acompaña, no el destino al que te lleva, porque eso con trabajo y esfuerzo, llega solo y creo que puedo decir, sin dudar, que ha sido el camino y el destino soñado #Grac1as pic.twitter.com/xb8ucs9REh
— Iker Casillas (@IkerCasillas) August 4, 2020
“Pas njoftimit të Iker Cassillas për pensionimin e tij nga futbollit, Real Madrid dëshiron të tregoje mirënjohjen, admirimin dhe dashurinë e tij për një nga legjendat më të mëdha të klubit tonë dhe të futbollit botëror.
Portieri më i mirë në historinë e Real Madrid erdhi në shtëpinë tonë kur ishte 9 vjeç, u stërvit dhe luajti për 25 vite, duke qenë një nga kapitenët ikonë të ekipit tonë. Casillas ka fituar dashamirësinë e Real Madrid dhe është një pikë referimi për vlerat që klubi ynë mbart”, shkuan mes të tjerash Reali, që i numëron edhe 19 titujt e fituar. /abcnews.al