E mbijetuara nga Holokausti bëhet shenjestër e 200 kërcënimeve në ditë, kërkon mbrojtje policore

schedule15:56 - 8 Nëntor, 2019

schedule 15:56 - 8 Nëntor, 2019

89-vjeçarja e mbijetuara nga Holokausti, kërcënohet sistematikisht në internet dhe offline. Liliana Segre, ishte 13-vjeç kur u internua në Aushvic, por së fundmi ka punuar për krijimin e një komiteti parlamentar kundër urrejtjes dhe racizmit, raporton CNN.

Sipas raporteve lokale e moshuara është marrë në mbrojtje nga policia pasi kërcënimet sa vinin edhe shtoheshin. “Sa herë që hebrenjtë e shquar janë në qendër të vëmendjes së mediave në Itali, ata i nënshtrohen abuzimit në internet”, ka thënë Stefano Gatti, për CNN.

Segre është bërë shenjestra e rreth 200 sulmeve “agresive” të mediave sociale, tregon për CNN. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!