E mashtroi me kumbulla dhe e futi në shtëpi, burg për 48-vjeçarin që ngacmoi 5-vjeçaren

schedule13:51 - 21 Qershor, 2020

schedule 13:51 - 21 Qershor, 2020

Gjykata e Beratit ka lënë në burg 48-vjeçari Sokol Kapinova, i cili u arrestua 3 ditë më parë pasi ngacmoi seksualisht një vajzë 5-vjeçe.

Prokuroria e Beratit, e përfaqësuar nga prokurori Tasim Puci ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”, masë që është pranuar dhe vendosur nga gjyqtari Kostika Çobanaqi, që e ka vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e tij.

LEXO EDHE:Arrestohet 48-vjeçari në Berat, dyshohet të ketë ngacmuar një fëmijë 5-vjeçar

Burime për Abc News bëjnë me dije se Kapinova ishte komshi me të miturën dhe mësohet se e ka gënjyer me ëmbëlsira dhe kumbulla vajzën së bashku me motrën e saj 7-vjeçe,për ti futur në shtëpinë e tij,ku edhe ka ndodhur ngacmimi seksual. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!