Një 20-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas. 20-vjeçari ishte i shpallur më parë në kërkim policor, pasi mashtroi dhe u vodhi paratë një 42-vjeçari.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim policor T. S., 20 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mashtrimi”, i cili u kap nga Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas. Ky shtetas dyshohet se i ka marrë me anë të mashtrimit një shumë parash një shtetasi 42 vjeç”, njofton policia./abcnews.al