“E lumtur që Poem arriti të takojë”, Sara Hoxha shkruan fjalë emocionuese për gjyshin e Ledrit

schedule16:15 - 18 Mars, 2021

schedule 16:15 - 18 Mars, 2021

Gjyshi i reperit Ledri Vula, Fahri Buçinca, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi, i cili ka publikuar një foto me të duke shkruar “Kurrë më në prehrin tënd gjysh”.

Mirëpo, përveç Ledrit, edhe partnerja e tij, Sara Hoxha, ka shkruar disa fjalë prekëse për gjyshin e reperit.

Ajo ka publikuar fillimisht një fotografi me të në Instagram, ku mes të tjerash ka thënë se do të ishte shumë e lumtur nëse Ledri do të bëhej vetëm sa gjysma e tij dhe se është shumë e lumtur që Poem arriti ta takojë stërgjyshin.

“Ndihem me fat që e pata mundësinë në jetën time të takoja një njeri si ti gjysh. Që ditën e parë që të kam takuar më ke fal një dashuri që sot po më mungon pafund.

Gjithmonë e kam thënë që do të isha më e lumtura nëse Ledri bëhet sikur vetëm sa gjysma jote. Ty dhe Madhen ju kemi shembull. Jam e lumtur që Poem arriti ta takoj stërgjyshin e saj, po aq e trishtuar që nuk arriti të dëgjojë historitë e tua ashtu si unë. Do mbetesh gjithmonë në zemrën tonë.” 

Ndërkohë më tej ajo ka postuar në Instastory disa foto të tjera, në të cilat shfaqen momentet e ndryshme që ata kanë kaluar së bashku./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!