Moderatorja Luana Vjollca është gjithmonë e kuruar deri në detaj. Ajo shfaqet e grimuar dhe me veshjet më “In” të momentit.
Mirëpo, mëngjesin e sotëm duket se Luana nuk e ka vrarë mendjen, pasi ka publikuar një video nga makina dhe ajo që ka tërhequr vëmendjen është mungesa e “make up-it” dhe lodhja e tepërt.
Këto ditë bukuroshja i është dedikuar punës për realizimin e videoklipit të ri, i cili do të jetë një bashkëpunim me artistin e njohur spanjoll Jay Santos. Sakaq, Luana ka paralajmëruar se kjo këngë pritet të jetë një hit i vërtetë./abcnews.al