Capital T dhe Adrola Dushi janë një nga dyshet më të komentuara të momentit. Ata po përfliten prej disa kohësh se janë në një lidhje, por duket se asnjëra nga palët nuk e ka pranuar.
Së fundmi, modelja e pyetur nëse është i vërtetë lajmi se janë bashkë, ka deklaruar se është në një lidhje vetëm me veten e saj.
“Vërtetë e keni apo talleni? Unë jam në një lidhje me veten dhe jam shumë e lumtur”, u përgjigj Adrola.
Kujtojmë që nga martesa me biznesmenin, Adis Patushi, ajo ka një djalë./abcnews.al