Hans-Joachim Watzke, menaxher i përgjithshëm i Borussia Dortmund, në një intervistë për Sky Sports Germany foli për ndershmërinë financiare.
Ai sulmon në mënyrë direkte PSG, që është në pronësi të familjes mbretërore të Katarit dhe kritikon ashpër lirimin e rregullave nga ana e UEFA-s prej krizës që klubet kanë pësuar nga humbjet financiare prej pandemisë.
“Nëse do më duhej të merresha me Emirin e Katarit çdo javë, nuk do të isha i qetë. Është më mirë kështu siç jemi. Kur hyjnë në lojë shtetet ka më shumë mundësi për të kapërcyer rregullat.
Në Gjermani duhet të mbajmë qëndrime të forta për lirimin e rregullave të ndershmërisë financiare. Madje mund t’i pezullojmë të tilla lirime”, tha Watzke. /abcnews.al