E lavdëroi edhe Ozil, Messin e Turqisë e tenton Arsenali

schedule13:24 - 1 Korrik, 2022

schedule 13:24 - 1 Korrik, 2022

Arsenali mendon për të tashmen dhe të ardhmen. Trajneri Mikel Arteta ka piketuar një talent të madh të futbollit turk.

Arda Guler, pjesë e fenerbahce, është objektivi i klubit londinez dhe mediat në Turqi raportojnë se Arsenali ka nisur nga puna për ta përmbyllur këtë operacion në merkato.

I lavdëruar edhe nga Mesut Ozil, Fenerbahçe për futbollistin 17-vjeçar kërkon 25 milion paund.

Guler sezonin e fundit në Superligën e Turqisë është aktivizuar në 12 ndeshje në kampionat, vetëm dy herë si titullar, por kjo nuk e ka ndalur atë të shënojë tre gola.