E la i shoqi, gruaja godet fëmijët me thikë

schedule12:34 - 16 Dhjetor, 2017

schedule 12:34 - 16 Dhjetor, 2017

Një 26 – vjeçare ka goditur fëmijët me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tailandë, ku Wipawee Tablerk, 26 vjeç, goditi me thikë në kokë vajzën 8 – vjeçare dhe djalin 8 – muajsh.

Mësohet se gruaja ka qenë në depresion pasi ishte ndarë nga i shoqi.

Policia është shprehur se gruaja fillimisht ka goditur vajzën tre herë me thikë në kokë, ndërsa më pas i ka prerë krahët djalit. Më vonë, ajo ka goditur veten rreth 20 herë me thikë në gjoks.

Tablerk është në spital dhe po vëzhgohet nga policia. Gjendja e saj dhe e vajzës është kritike, ndërsa djali nuk ndodhet në rrezik për jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!