E la e dashura, 32-vjeçari shqiptar në Greqi i jep fund jetës, gjendet i varuar në pemë

schedule09:00 - 18 Janar, 2022

schedule 09:00 - 18 Janar, 2022

Një 32-vjeçar shqiptar në Greqi është gjetur i varur në një pemë ditën e djeshme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ilia.

Sipas dabater 32-vjeçari u gjet i varur në një pemë në Markopoulo, nga banorë të zonës, pasditen e djeshme.

Mediet greke shkruajnë se disa ditë më parë, ai kërcënoi se do të bënte vetëvrasje pasi ish e dashura e tij nuk donte të ishte më me të.

E dashura ka kërkuar ndarjen kur ai është kthyer nga një udhëtim. Vajza ka kontaktuar autoritetet pas një mesazhi që ka marrë në celular nga i dashuri, por ishte tepër vonë, pasi ai ishte vetëvrarë. be.k/abcnews.al