Barcelona fitoi 4-0 përballë Sevillas në shtëpi dhe tani renditet në vend të dytë. Reali kryesues është vetëm dy pikë larg, ndërsa Ernesto Valverde i gëzohet faktit që të gjithë sulmuesit shënuan: Suarez, Dembele dhe Messi.
Në minutat e fundit Barcelona u ndëshkua me dy kartonë të kuq. Ndërhyrja e Araujos u cilësua si shumë agresive nga arbitri kryesor, ndërsa pas një minute erdhi edhe kartoni i kuq për Ousmane Dembele.
Francezi tha disa fjalë dhe kryesorit nuk i pëlqyen aspak. Karton i kuq për Dembele, por në mbrojtje i ka dalë trajneri Valverde, i cili nuk bind plotësisht me fjalët e tij.
“Nuk e di se çfarë i tha Dembele arbitrit, nuk kam biseduar akoma me të. Është e çuditshme, duhet të ketë qenë diçka shumë e shkurtër, sepse është shumë e vështirë ta dëgjosh Dembele duke folur spanjisht… “, përfundon trajneri i Barcelonës. /abcnews.al