“E Kuqe” premierë në Teatrin Eksperimental, aktori Zenelaj: E gjej veten të përfshirë dhe jam i prekur emocionalisht!

schedule09:40 - 16 Nëntor, 2023

schedule 09:40 - 16 Nëntor, 2023

“E Kuqe”, vepra nga John Logan, në skenë me regji nga Altin Basha. Aktori Gentian Zenelaj, i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ndau momente nga premiera në Teatrin Eksperimental.

Gentian Zenelaj, për herë të parë pas shumë vitesh, kthehet me një rol dramatik.

“Janë disa drama që të përfshijnë shumë. Altini është profesori im për katër vite në Akademi. Dhe emocioni ka qenë shumë i madh, dhe është një dramë njerëzore. Është frika e një artisti se çfarë do të ndodhë me pikturat e tij, si do ta vlerësojë kritika. Unë pata fatin të shkoja në studion e piktorit Gaz Leka dhe doja të merrja nga ai reagimin që ka piktori kur e lëshon një pikturë, pasi në një farë formë është fëmija e tij. Për habinë time që kur mbaron një piktorë, vjen një moment kur ai bërtet mos më prek më. Është një marrëdhënie shumë interesante, piktorët janë natyra vetmitare”, është shprehu aktori gjatë kësaj interviste.

Gjithashtu tregoi se tek ky personazh ka gjetur edhe pak veten.

“Unë jam një aktor që e shoh publikun, komunikoj me të dhe mbrëmë kam pasur një komunikim të mrekullueshëm. E gjej veten të përfshirë nga kjo e Kuqe dhe jam i prekur emocionalisht. Ky piktor që në fiksimin e jetës së tij ka të kuqen, në fundin e jetës së tij fillon dhe e humbet. Profesor Gaz Leka më tha diçka shumë interesante, duke m’u shprehur se shqiptarët janë një popull shumë i zgjuar që përdorin këto ngjyra, e kuqja është toka, luftërat e kurbanet. Pra populli shqiptar jo më kot i ka këto dy ngjyra, e kuqe dhe e zeza në flamurin e vet, pasi thërrasin goxha në qenien njerëzore”, është shprehur më tej ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!