Vllaznia vazhdon të lëvizë në merkato dhe një tjetër afrim është konfirmuar ditën e sotme. Arlind Kalaja, sulmuesi që u largua para dy vitesh dhe luajti me Kukësin, Kastriotin dhe Teutën, rikthehet në Shkodër dhe do të kërkojë të ndihmojë skuadrën e tij.
Sigurisht edhe veten, pasi sezoni i fundit në aspektin personal nuk ka qenë fort i mirë. Në Durrës nuk pati shumë hapësira dhe tani rikthehet aty ku shkëlqeu dhe u bë objektiv për shumë klube të Superiores.
Kalaja e ka konfirmuar kalimin te Vllaznia përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, ndërkohë që pritet edhe njoftimi i klubi shkodran. /abcnews.al