Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E kryer, Tiranës ia zyrtarizojnë afrimin e radhës në Kosovë

schedule22:20 - 20 Korrik, 2021

schedule 22:20 - 20 Korrik, 2021

Engjëll Hoti, mesfushori qendror dardan, do ta vazhdojë karrierën në Superiore me Tiranën. Klubi i Llapit e ka zyrtarizuar këtë lëvizje përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Faleminderit Engjëll Hoti. Me përfundimin e ndeshjeve ndërkombëtare ka përfunduar edhe aventura e Engjëll Hotit me KF Llapin.

Ndonëse me tentativa për ta bindur futbollistin që të vazhdoj me klubin, nuk u arrit marrëveshja për vazhdimin e kontratës dhe ai ka zgjedhur të ndërroj skuadër dhe ambient për ta vazhduar karrierën e tij tek KF Tirana.

Ne e falenderojmë për kontributin e dhënë për klubin gjatë edicionit 2020/21, ku u paraqit në 38 ndeshje (30 kampionat/6 kupë/2 gara evropiane) dhe arriti të realizoi 4 gola dhe 5 asistime. Sukese Engjëll!”, njofton Llapi. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!