Chelsea pagoi 53 milionë euro për ta transferuar dhe tani do të heqë dorë prej tij. Timo Werner do të rikthehet në Bundesliga.
Marrëveshja me Leipzig është thuajse e mbyllur dhe javën e ardhshëm do të konkretizohet gjithçka.
Sulmuesi kishte shprehur gatishmërinë të përgjysmonte pagën vetëm që të kthehej te “Demat”, për të qenë sërish i rëndësishëm.
Werner u lakua edhe si një objektiv i Juventusit në Serie A, ndërkohë që u përmend edhe Real Madrid si një opsion. / abcnews.al