Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E kryer! Real Madrid gjen zgjidhje për Jovic, arrihet marrëveshja e huazimit

schedule17:35 - 12 Janar, 2021

schedule 17:35 - 12 Janar, 2021

Luka Jovic verën e vitit 2019 u transferua te Real Madrid për plot 63 milionë euro, por aventura e tij te 13 herë kampionët e Europës nuk po shkon aspak mirë.

Golat janë me pikatore dhe Zidane nuk i ka lënë shumë hapësira në dispozicion. Largimi drejt një tjetër klubi  është zgjidhja më e mirë për momentin dhe duket se kjo do të ndodhë brenda këtij muaji.

 

Jovic dhe Rebic duke festuar një gol me Eintracht

Nga Serbia raportojnë se Real Madrid dhe Eintracht Frankfurt kanë arritur marrëveshjen për huazimin e 23-vjeçarit deri në fund të sezonit. Gjermanët ishin klubi ku Jovic shpërtheu dhe rikthimi në Gjermani do i jepte atij më shumë minuta dhe mundësinë e rikthimit në nivele të larta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!