Tashmë ka përfunduar gjithçka, edhe pse ende zyrtare pasi mungon firma, Benjamin Pavard mund të quhet përfundimisht një lojtar i Interit.
Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, Bayern Munich ka dhënë më në fund dritën jeshile për të lënë të lirë mbrojtësin francez dhe kështu, bavarezët do të përfitojnë 32 milionë euro në total për kartonin e tij.
Inter ka këmbëngulur deri në fund për francezin, edhe pse ditët e fundit i kishte dhënë një ultimatum klubit dhe lojtarit.
Pavard mund të fluturojë që ditën e sotme për në Milano dhe ditën e nesërme ai do të kryejë vizitat mjekësore dhe firmën në kontratë./h.ll/abcnews.al
Benjamin Pavard to Inter, here we go! The green light from Bayern arrives as €30m deal plus €2m add-ons will be sealed today ?⚫️? #Inter
Pavard could travel to Milano later today for medical tests and contract signing on Wednesday.
He wanted Inter move and it’s done. pic.twitter.com/Nv9sA41frn
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 29, 2023