Kaio Jorge do të transferohet te Juventusi. Bardhezinjtë kanë arritur akordin me Santos dhe vetë lojtarin. Sulmuesi 19-vjeçar ndiqej edhe nga Milani e Benfika, por garën e fitoi Juventusi.
Më 31 dhjetor i përfundon kontrata lojtarit ofensiv me Santos, që ishte e detyruar ta shiste në këto momente. Klubi brazilian do të përfitojë 1.5 milion euro menjëherë.
Juventus have completed the agreement to sign Kaio Jorge. Here-we-go. ⚪️⚫️?? #Juve
€1.5m now to Santos.
€1.5m in 2022 [linked to UCL qualify].
€1m bonus [linked to appareances].
Contract until 2026.
Santos will have priority for future loan.Kaio will be in Italy next week. pic.twitter.com/Rz4ad51X5Q
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 1, 2021
1.5 milion euro të tjera do i kalojnë Santos vitin e ardhshëm, gjithmonë nëse Juventusi ia del të kualifikohet në Champions League për sezonin 2022/2023, objektiv mese i realizueshëm.
1 milion euro të tjera janë përfshirë si bonus në bazë të numrit të ndeshjeve që do të luajë Kaio Jorge, i cili do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Juventusin.
Santos do të ketë përparësi për huazimin e sulmuesit të talentuar në të ardhmen, teksa ia ka dalë të ruajë edhe 5% të kartonit, shumë që mund të përkthehet në miliona nëse “Zonja” e shet më vonë. /abcnews.al