E kryer/ Muriqi transferohet në Belgjikë, e konfirmon sulmuesi: Shpresoj të shkojë gjithçka mirë!

schedule18:25 - 7 Korrik, 2022

schedule 18:25 - 7 Korrik, 2022

Vedat Muriqi mund të quhet lojtari më i ri i Club Brugge, pasi sulmuesi është nisur për Belgjikë për të konkretizuar arritjen e marrëveshjes me skuadrën belge.

Lajmin e ka konfirmuar vete lojtari i Lazios, i cili në një intërvistë për “A Sport” ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e skuadrës belge.

“Në fakt nuk i rrit pritshmëritë, këtë e bëjmë profesionalisht, është nder të jem aq shumë i kërkuar në një vend, të jesh futbollisti më i shtrenjtë në historinë e një klubi. Unë i zgjedh fjalët sepse është ende jo zyrtare.

Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë. Fati qoftë me ne, shpresoj të vazhdoj të luftoj si Vedat Muriqi në çdo ekip ku shkoj, duke bërë gjëra të mira në një hap tjetër në karrierën time.

Kam pasur një pjesë të dytë të mirë në Mallorca, performanca ime ishte e mirë. Ka pasur disa oferta nga atje, kështu që ne kërkuam kontratën më të përshtatshme”, u shpreh sulmuesi shtatlartë.

Kujtojmë se Muriqi sezonin që u mbyll ishte i huazuar te Mallorca në La Liga, ku u transferua në janar, por skuadra spanjolle nuk u dakortësua me Lazios për blerjen përfundimtare të sulmuesit.

/f.a/abcnews.al