Milani ka arritur të shesë sulmuesin Krysztof Piatek. Ishte Tottenham ekipi favorit për të arritur te firma e bomberit polak, por oferta e tyre në formë huazimi, nuk është pranuar nga Milani, që ka preferuar paratë në dorë nga ekipi i Hertha Berlin.
Skuadra gjermane ka paguar 27 milion euro për Piatek, plot 8 milion euro më pak nga se Milani i pagoi Genoas për kartonin e tij. Përveç Piatek, Milani ka hequr dorë edhe nga Suso, i cili do të transferohet te Valencia.
Duket se cikli kuqezi të cilin e ndërtuan Gatusso dhe Giampaolo, po i vjen fundi, me Piolin që ka plane të tjera për të ardhmen e klubit të Milanit./abcnews.al
Krzysztof Piatek from AC Milan to Herta Berlin, here we go! Total agreement reached on a permanent deal. He’s going to fly to Germany on next hours. Milan refused Tottenham bid because was just on loan. ?? #Milan #ACMilan #Herta #HertaBerlin #transfers #THFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 29, 2020