E kryer! Kontratë 5-vjeçare dhe shifër “e çmendur” për Interin, Hakimi është i PSG

schedule10:58 - 26 Qershor, 2021

schedule 10:58 - 26 Qershor, 2021

Prej javësh PSG dhe Interi janë në negociata për transferimin e Achraf Hakimit dhe duket se gjithçka është arritur dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi i marokenit te nënkampionët e Francës.

Interi nuk e lëshonte të riun pa 70 milionë euro, por duket se është gjetur një rrugë e mesme mes palëve. Gazzetta dello Sport raporton se dy klubet kanë rënë dakord për 65 milionë euro.

Ndërkohë marrëveshja me vetë mbrojtësin e djathtë është arritur prej kohësh. Ai do firmosë kontratë për 5 vite dhe do marrë 8 milionë euro neto në sezon, plus 2 të tjera në formë bonusesh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!