E kryer! Koeman nuk e donte, mbrojtësi lë Barcelonën për Wolves

schedule17:27 - 20 Shtator, 2020

schedule 17:27 - 20 Shtator, 2020

Barcelona ka nisur revolucionin dhe i larguari i radhës, është Nelson Semedo. Mbrojtësi portugez nuk ishte në planet e Koeman dhe largimi i tij dukej i paevitueshëm.

Semedo ka firmosur për Wolverhampton në Premier League, raporton Fabrizio Romano. Portugezi ka firmosur deri në vitin 2025.

Një tjetër portugez i bashkohet Wolves, ndërsa dje Diogo Jota iu bashkua Liverpoolit. Pikërisht nga fondet e Jota, kanë ndihmuar Wolves të arrijë te Semedo./abcnews.al