Rinovimi i mesfushorit Juan Cuadrado me Juventusin është vetëm çështje kohe. Mediat italiane raportojnë se kontrata do të firmoset deri në vitin 2022 dhe kolumbiani do të fitojë 4 milionë € në sezon.
Agjenti i lojtarit ka shkuar sot në zyrat e klubit torinez për të mbyllur marrëveshjen. ‘Zonja e Vjetër’ është e kënaqur me paraqitjet e Cuadrados që nga mbërritja e tij në vitin 2015 dhe kërkon ta mbajë dhe për 2 vite të tjera në ‘Allianz Stadium’, mesfushorin me tipare sulmuese.
Gjithashtu në kampin juventin po punohet për rinovimin e 2 kontratave të tjera. Bëhet fjalë për portierin Wojciech Szczesny si dhe mbrojtësin Leonardo Bonnuci. Të dy lojtarët pritet të firmosin shumë shpejt kontratat e reja. /abcnews.al