Kukësi ka arritur të gjejë akordin me futbollistin anësor, Emiljano Mustën, për të rinovuar edhe me dy vite të tjera kontratën e tij.
Burime për ABC News konfirmojnë se futbollisti 28-vjeçar ka hedhur të zezën mbi të bardhë në kontratën e re, që do e mbajë Mustën te Kukësi deri në qershor të vitit 2022.
Musta është një lojtar kryesor pë projektin e Skënder Gegës në krye të verilindorëve dhe tashmë, 28-vjeçari do të jetë i fokusuar vetëm në fushat e blerta./abcnews.al