Gennaro Gattuso do të rikthehet në pankinë, pasi qëndroi pushim sezonin e fundit. Italiani ishte zyrtarizuar te Fiorentina, por qëndroi vetëm pak ditë dhe palët ndanë rrugët.
Tashmë raportohet se Gattuso ka nënshkruar me klubin e Valencias në LaLiga dhe kështu për herë të parë ai do të provojë një eksperiencë në Spanjë.
#Gattuso @valenciacf ✍? 2024 @SkySport
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) June 2, 2022
Gianluca Di Marzio shkruan se Gattuso ka nënshkruar deri në qershor 2024 dhe do të përfitojë 3 milionë euro në sezon.
Në të shkuarën italiani ka punuar edhe në Zvicër e Greqi, ndërsa në Itali ka drejtuar klube si Milani e Napoli. /abcnews.al