Erzeni vazhdon përforcimet për sezonin e ri 2022-2023, teksa kanë “blindon” repartin e mbrojtjes.
Shijakasit kanë arritur të firmosin me ish-lojtarin e Shkupit, Ardit Iljazi.
22-vjeçari do të luajë për herë të parë në Shqipëri, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e Gostivarit.
Mbrojtësi u bashkua me skuadrën e Shkupit në 2019-ën, ndërsa luajti me ta deri këtë verë kur i përfundoi kontrata, kështu Iljazi vjen te Erzeni me parametra zero. /f.a/abcnews.al