Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E kryer: Elseid Hysaj mbetet në Serie A, gjen akordin me klubin e njohur

schedule09:18 - 13 Qershor, 2021

schedule 09:18 - 13 Qershor, 2021

Elseid Hysaj do të vazhdojë të luajë në Serie A. Mbrojtësi shkodran mbyll aventurën me Napolin më 30 qershor dhe më pas do të firmosë kontratën e re me Lazion.

GDS shkruan se akordi mes palëve është arritur dhe lojtari i kombëtares shqiptare do luajë në “Olimpico” sezonin e ardhshëm, aty ku vjen si lojtar i lirë.

Maurizio Sarri është zgjedhur trajneri i ri i ekipit kryeqytetas dhe Hysaj është një nga emrat e parë që ka kërkuar ta ketë në skuadër.

Trajneri italian ka vlerësim të madh dhe një lidhje të veçantë me 27-vjeçarin, Më parë kanë punuar së bashku tek Empoli dhe Napoli, tani do e bëjnë te Lazio.

1.6 milion euro ishte rroga sezonale që përfitonte Hysaj te Napoli, ndërsa në skuadrën e re, aty ku do të gjejë Thomas Strakoshën, pritet të përfitojë rreth 2 milion euro në sezon (me bonuse). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!