Napoli dështoi të kualifikohet për në Champions League dhe Aurelio De Laurentiis shkarkoi menjëherë trajnerin Gennaro Gattuso pas përfundimit të sfidës ndaj Hellas Verona (1-1).
Presidenti nuk dëshiron të humbasë kohë dhe ka arritur akordin me timonierin e ri të ekipit jugor. Luciano Spalletti është një ndër emrat e përfolur, por De Laurentiis i ka befasuar të gjithë.
Corriere dello Sport shkruan se Sergio Coinceiçao do të jetë zëvendësuesi i Gattusos. 46-vjeçari drejton Porton prej korrikut të vitit 2017.
Këtë sezon e mbylli si nënkampion i Portugalisë me “Dragonjtë e Oportos”, teksa ia doli të eliminojë Juventusin nga Champions League.
Sezonin e ardhshëm do e shohim në Itali. Një rikthim në Serie A për portugezin, i cili gjatë karrierës futbollistike ka luajtur me skuadra si Lazio, Inter dhe Parma. /abcnews.al